“Do të djeg të gjallë”, habit shqiptari në Itali, tenton të godasë me thikë gruan në sy të policëve

251
Sigal

ITALI

Një ngjarje e rëndë, me protagonist një shqiptar ka ndodhur në Itali.

Policia italiane njofton se ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas së tij.

Ai është arrestuar në Rimini, pasi tentoi të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare. E gjendur në kërcënim sistematik, gruaja ka telefonuar policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të mitur.

Gruaja, ka rrëfyer në polici se bashkëshorti i saj shqiptari ishte i dhunshëm me të edhe fëmijët, ky pretendim është konfirmuar dhe nga fqinjët, të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë.

Teksa policia po e shoqëronte në komisariat, shqiptari u kthye dhe u përpoq të godiste me thikë në stomak gruan, ndërsa bërtiste në shqip, “unë do të djeg të gjallë”.