“Dita më me fat”, dy pasagjerët që i shpëtuan tragjedisë ajrore

463
Sigal

Të paktën dy pasagjerëve besohet se i është dhënë një mundësi e dytë për të jetuar, pak pasi humbën fluturimin fatal të ‘Ethiopian Airlines’, ku të gjithë pasagjerët përfshirë dhe ekuipazhin humbën jetën menjëherë pas rrëzimit.

Vetëm dy minuta mund të ndryshojnë fatin e dikujt, dhe këtë gjë e zbuloi fare mirë Antonis Mavropoulos, i cili humbi fluturimin fatal vetëm se mbërriti vonë  në aeroport.

“Isha i nevrikosur që nuk më lanë të futesha brenda në avion”, tha ai për televizionin grek, ALPHA TV, duke kujtuar sesi zemërimi i tij u shua, pasi zbuloi  se Boeing 737 MAX ishte përplasur, pak minuta pas fluturimit.

Pas lajmit shokues, greku arriti në përfundimin që ajo ditë, ishte dita e tij më me fat.

“Jam mirënjohës që jetoj dhe që kam shumë miq që më bëjnë të ndjej dashurinë  e tyre”, ishin fjalët që ai ndau në ‘Facebook’.

Por, Mavropoulos nuk ishte i vetmi pasagjer që kishte të dielën, ditën me fat.View image on Twitter

View image on Twitter

A

Passenger Ahmed Khalid (L) who missed his Ethiopian Airlines Flight ET 302 while connecting from Dubai is received by his father Khalid Bzambur (R) at Jomo Kenyatta International Airport (JKIA) in Nairobi, Kenya. #EthiopianAirlineshttps://reut.rs/2ERi49W  pic.twitter.com/4U0wKxCnpI1,7306:01 PM – Mar 10, 2019 · Nairobi, Kenya782 people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Ahmed Khalid gjithashtu humbi fluturimin drejt Nairobit.