Disa shtete në SHBA po heqin masat kufizuese, ekspertët paralajmërojnë: Gabim gjigand, do sillte…

118
Sigal

Ndërsa SHBA ka miratuar vaksinën e tretë kundër koronavirusit në vend, pasi iu dha drita jeshile Johnson & Johnson, gjithnjë e më shumë shtete po lehtësojnë kufizimet kundër përhapjes së virusit.

Zyrtarët kanë paralajmëruar rreth rreziqeve shëndetësore që mund të vijnë nga këto lehtësime.

Teksasi dhe Misisipi janë dy prej shteteve që kanë hequr pjesën më të madhe të masave kufizimeve, duke u përgatitur për një hapje totale.

Shumë drejtues të shëndetit publik u kanë kërkuar këtyre shteteve që të presin së paku për një ulje të rasteve të infeksionit, pasi heqja e masave kufizuese mund të sillte një valë tjetër infeksionesh.

“Ky është një gabim gjigand, ne e kemi parë këtë qasje dhe gjërat nuk shkojnë mirë”, tha dr.Jonathan Reiner, profesor i mjekësisë në Universitetin George Washington.

SHBA vijon me vaksinimin, por fushata ka ecur me ritme të ngadalta.