Diplomacia, Greqia do propozojë paketë zgjidhjesh për Shqipërinë

444
Greqia dhe Shqipëria kanë shumë probleme të mbartura nga e kaluara, ku disa prej tyre vijnë edhe nga ana e udhëheqësve, siç është mos zbatimi i marrëveshjeve.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias gjatë një fjalimi mbajtur në universitetin e Oksfordit pak para vizitës së tij në Tiranë në fund të këtij muaji.
Kreu i diplomacisë greke ka radhitur si problematika kyçe mes dy vendeve refuzimin nga pala shqiptare për zbatimin e dispozitave të së drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e të drejtave të minoritetit autokton grek.
Ai deklaroi se Greqia ka vullnetin e plotë për të zgjidhur këto probleme dhe për të kapërcyer cdo vështirësi, duke specifikuar se shumë shpejt vendi i tij do të propozojë një paketë për zgjidhjen e të gjitha problemeve të mësipërme. Kostsias tha se kjo paketë do të jetë realiste dhe në interes të të dy popujve, larg nga nazionalizmi alias ballkanik.
Megjithatë, ministri i jashtëm grek ka treguar për studentët e Oksfordit edhe anët pozitive të kësaj marëdhënie fqinjësore. Ai tha se Greqia ka pritur më shumë shqiptarë se çdo vend tjetër tw botës dhe është me fat që ka këta shtetas në shoqërinë e saj.
Kotzias u shpreh se fëmijët e emigrantëve shqiptarë çdo vit janë janë mes studentëve ekselentë. Ministri i Jashtëm ka folur për kontributin e Greqisë në stablitetin e rajonit dhe gjithashtu për krizën në Ukrainë, marrëdhënien me Qipron e Turqinë dhe problemet që vendet kanë ende të pazgjidhura. Politika e jashtme greke edhe në kohë krize është një politike për unifikim , proaktive dhe jopërcarëse, ka përfunduar kreu u diplomacisë greke. Nikos Kotzias vjen në Tiranë në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin perëndimor me qëllim forcimin e bashkëpunimit.
Sigal