‘Digjet’ Kalifornia, temperatura prek 50 gradë Celsius

267
Sigal

Kjo verë ka qenë pothuajse një ferr për Kaliforninë, dhe jo vetëm për masat kundër COVID-19, ose zjarret që kanë zhdukur pothuajse 850 mijë hektarë pyje, si asnjëherë në shtetin amerikan.

Por të dielën shteti perëndimor i SHBA ka përjetuar edhe një tjetër rekord, që përafron me shkretëtirën e Saharasë.Në Woodland Hills, autoritetet amerikane kanë regjistruar pikun më të lartë të temperaturës të regjistruar ndonjëherë në atë shtet, 49.5 gradë celsius.