Digjet Franca nga temperaturat e larta, ja sa gradë shënon termometri…

514
Sigal

Doli jashtë parashikimit moti i nxehtë. Franca që u cilësua edhe si shteti që do përjetonte më shumë nga të gjithë valën e të nxehtit afrikan ka tejkaluar temperaturat 40 gradë celsius.

Temperatura në Francë ka arritur deri + 45 ° C, duke vënë në rrezik regjistrimin absolut të vendit, shkruan sot Meteo Web.

Vala e nxehtësisë afrikane po thyen rekorde kaq të larta në Francë, pasi kurrë në historinë e këtij shteti nuk ka qenë kaq nxehtë në muajin qershor.

Të mërkurën ishte + 35 ° C, duke thyer rekordin e mëparshëm prej + 34.3 ° C që daton në 30 qershor 1952.

Por ky rekord i ri nuk zgjati shumë pasi është tejkaluar menjëherë nga + 35.7 ° C dje.

Gjithashtu dje, Meteo France regjistroi një rekord të nxehtë për muajin qershor në vend, me + 41.9 ° C në Gard dhe pastaj + 42 ° C të matur në Grospierres, në Ardeche.