Detyroi dy motra të prostituonin në Itali, bie në pranga 39-vjeçari shqiptar

315
Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi ka detyruar dy motra ukrainase të prostituonin në Itali. Sipas mediave italiane, shqiptari i moshës 39-vjeç i kishte kërcënuar ukrainaset dhe si pasojë ato i ishin bindur.

Ngjarja ndodhi në Circumvallazione dhe autoritet fqinje raportojnë se shqiptari u kishte sekuestruar pasaportat dhe i kërcënonte të gjenin klientë duke u shndërruar kështu në tutor e duke i marrë një pjesë të mirë të fitimeve.

Ai u arrestua në momentin që u takua me to për të mbledhur paratë. Në xhep iu gjet pasaporta e njërës prej tyre. Që prej verës së kaluar ato prostituonin nën dhunën, presionin dhe kërcënimet e shqiptarit.