Deti jugor i Kinës, përplas sërisht Washingtonin me Pekinin

425
Flota amerikane do të vijoje të kryejë lirisht operacione në Detin Jugor të Kinës. Lajmi është dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Ashton Carter, i cili është shprehur se një veprim i tillë nuk është në kundërshtim me ligjet dhe rregullat ndërkombëtare.
Sipas tij, pretendimet e qeverisë kineze mbi aneksimin e pjesës më të madhe të këtij deti, mund të shkaktojnë destabilitet në rajon.
“Të gjithë kemi interesa të përbashkëta themelore që përfshijnë Detin Jugor të Kinës. Gati 30% e tregtisë botërore detare kalon përmes kësaj hapësire ujore. Sigurisht që nga këto shifra preken e Shtetet e Bashkuara. Kina po tenton që të aneksojë një pjesë të madhe të këtij deti, gjë që mund të sjellë destabilitet midis vendeve të rajonit.”
Më tej, Sekretari i Mbrojtjes, foli edhe për operacionet ushtarake të Rusisë në Europë dhe në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, Kremlini ka shkelur sovranitetin e Ukrainës dhe po tenton që të tregojë forcën mbi vendet baltike.
Carter kritikoi gjithashtu veprimet e Moskës në Siri, por nënvizoi se Rusia ka mundësi që t’i japë fund konfliktit.
Sigal