Detajet e atentatit ndaj shqiptarit në Itali

464
Një 44 vjeçar shqiptar është bërë viktimë e një atentati mafioz në provincën Novi Ligure në Itali dhe aktualisht ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Sigal

Një person ende i paidentifikuar i është afruar shqiptarit dhe e ka qëlluar me trte plumba. Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar, fare pranë një shkolle. Në momentin e të shtënave, një kalimtar i moshuar që ka parë të gjithë skenën i është drejtuar killerit dhe e ka pyetur “Kush je ti? Si e ke emrin?”

Si përgjigje ka marrë tre goditje me shuplakë nga ana e killerit, i cili i është përgjigjur “Ky është emri im” Më pas killeri është larguar.

Më tutje po i njëjti pensionist i është afruar shqiptarit dhe e ka ndihmuar këtë të fundit duke i lidhur njërën këmbë të plagosur me rripin e tij të pantallonave. Me ardhjen e ambulancës shqiptari i është drejtuar emergjencës e më tutje operacionit për të hequr plumbat nga trupi. Në deklarimin e tij, kalimtari i moshuar është shprehur se i riu kishte dhe një plagë në kokë.

Në medina lokale shkruhet se deri më tani policia ka arritur të indetifikojë autorin e tentativës së vrasjes, por ende nuk është arrestuar. Në media shkruhet po ashtu se motivi i atentatit mund të jenë disa llogari të pambyllura mes dy personave.