Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e dy ditëve më parë të një 55-vjeçareje nga djali i saj.
Sipas mediave greke, 20-vjeçari, i cili u zhduk pas krimit, u vetëdorëzua në polici dhe po rrëfen çdo detaj të ndodhur ditën e krimit.
” Vëllai im vrau nënën time”, bërtiti djali i vogël i 55-vjeçares, e cila u gjet në një pellg gjaku.
Familja e cila kishte 5 fëmijë thuhet se jetonte me të ardhura të ulëta dhe është përballur shpesh me probleme. Babai, i cili ishte me origjinë nga Pakistani nuk jeton më çka mendohet se vështirësoi dhe rritjen e 5 fëmijëve nga nëna.
Trupi i nënës së pesë fëmijëve, u gjet i masakruar me thikë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që mendohet se djali i saj 20-vjeçar, që njoftoi policinë vuan nga problemet psikologjike.