Deputetja e AAK-së: Çmimet po rriten, rrisni edhe pagat

62
Sigal

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj shqetësim të madh e sheh mosrritjen e pagave për qytetarët të cilët po e paguajnë koston e jetesës me ngritje të vazhdueshme të çmimeve.

“Është gjendje e rëndë ekonomike për qytetarët e Kosovës sepse ka vite që pagat nuk janë ngritur. Ndërsa kostoja e jetesës është rritur shumë sepse janë rritur çmimet e derivateve dhe energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë është varfëruar shporta e qytetarit.

Kjo ka qenë arsyeja që kemi kërkuar që të sillet në Kuvendin e Kosovës edhe Ligji për paga dhe rritja e pagës minimale.

Paga minimale është sjellë por në mënyrë diskriminuese për kategoritë të veçanta. Ende nuk po e sjellë qeveria ligjin e pagave. Në bazë të Qeverisë thuhet që ka por mjaftueshëm nuk ka.

Ka disa marrëveshje por sa po implementohen këto marrëveshje qoftë ekonomike e politike duhet komisionet parlamentare me shikuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve.”-ka deklaruar ajo.