Deputeti i VV: Dialogu mes dy vendeve ka shkuar në favor të interesave të Serbisë

603
Dialogu Prishtinë- Beograd, i nisur në vitin 2011 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, deri më tani nuk e ka arritur një rezultat të tillë. Për më tepër, ky dialog e ka ndihmuar Serbinë të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e precizuar se deri në vitin 2025 mund të jetë pjesë e kësaj të fundit. Ndërsa Kosovën e ka lënë pa një afat të qartë për anëtarësim të mundshëm në BE.
Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë për “Zërin”, se i gjithë dialogu deri më tani ka shkuar vetëm në favor të interesave politike të Serbisë.
“E para, ky dialog është i bazuar për ta sfiduar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pavarësinë e saj. Sikur të ishte në përputhje me Kushtetutën dhe me pavarësinë e Kosovës ky dialog nuk do të ndodhte fare. E dyta, temat e këtij dialogu janë të sponsorizuara vetëm nga Serbia. E treta, asnjë marrëveshje deri më tani nuk është nënshkruar nga Serbia nëse ajo marrëveshje do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, është shprehur Selimi, duke thënë se nëse ndonjë marrëveshje do ta sfidonte Kushtetutën e Serbisë nuk do të nënshkruhej.
Sigal