Deputetët e opozitës në Kosovë në gjykatë, Kurti: Persekutim politik

438
Albin Kurti është paraqitur në mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Prishtinë . Bashkë me të përpara trupit gjykues janë edhe tri deputetët e tjerë Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli.
Aktualisht seanca gjyqësore për të akuzuarit ka filluar.
Akuzat ndaj të deputetëve të ndaluar janë: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Përpara trupit gjykues, deputetët kanë nisur që të shprehin qëndrimet e tyre. Albin Kurti refuzoi të mbrohej nga avokati i caktuar.
Kurti: “Unë nuk dua të mbrohem në heshtje. Nuk konsideroj që ndodhem para një gjykimi të drejtë. Avokatja është caktuar nga dikush tjetër dhe dua që gjykata të mos marrë parasysh fjalët e saj. Është gjykim i padrejtë dhe persekutim politik. Në këtë fazë lejohet vetëm deklarimi për fajësinë ose pafajësinë. Për tërë këtë aktakuzë dhe kaq pak fjalë të them, kjo nuk është e drejtë”.
Haxhiu: “Të gjitha veprimet tona në Kuvend kanë qenë politike dhe në kuadër të fushëveprimit tonë si deputetë. Unë nuk kam dashur fare avokat sepse nuk kam nevojë të mbrohem për veprimet tona”.
Kadaj- Bujupi: “Unë nuk jam në konflikt me ligjin, por jam në konflikt me dy marrëveshjet e dëmshme të cilat do të vazhdoj t’i kundërshtoj”, ka thënë ajo, për të shtuar: “Unë nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje të prokurorisë e as të gjykatës”.
Faton Topalli: “Do të deklarohem vetëm për qëndrimet e mija politike”.
Sigal