Dënohet Ivanoviç, reagon Daçiç: Politika e udhëheq drejtësinë

567
Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 9 vite heqje lirie ish-sekretarin e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç.
Ai do të vuajë dënimin për shkak të akuzave për krime lufte mbi popullsinë civile gjatë viteve 1999-2000. Ndërkohë, gjykata ka lënë të lirë katër të akuzuarit e tjerë, të cilët janë Dragolub Delibashic, Ilija Vujacic, Nebojsha Vujacic dhe Aleksandra Lazovic.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha se vendimi për dënimin e Ivanoviç, është dëshmi se politika e udhëheq drejtësinë. Sipas tij, ky dënim nuk kontribuon në vazhdimin e procesit të stabilizimit në Ballkan.
Zv. Kryeministri i vendit, Rasim Ljajic, tha se është shokuar me këtë akt-gjykim, që sipas tij mund të ndikojë në marrëdheniet midis dy vendeve.Ai shtoi se ky vendim është marrë mbi motive politike dhe nuk bazohet mbi drejtësinë.
Ndërkohë, Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka qënë më radikal në deklaratën e tij, pasi është shprehur se Beogradi mund të konsiderojë edhe bojkotimin e seancave të radhës të dialogut midis palëve.
Djuric komunikoi se do t’ia paraqesë ankesat e tij, edhe kryeministrit të vendit, Alexander Vuçiç.
Sigal