Dënohet 35 – vjeçari shqiptar, frnizonte me drogë verilindjen e Britanisë

Një tregtar shqiptar i drogës që furnizonte pjesën verilindore të Britanisë është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.

Në vitin 2013, policia britanike godit një grup të krimit të organizuar që furnizonte me drogë rajonin.

Sigal

Një prej anëtarëve të bandës ishte edhe 35 vjeçari Astrit Malo, i cili mundi të arratisej nga vendi për t’u rikthyer dy vite më vonë në Mbretërinë e Bashkuar.

Malo ishte përfshirë edhe më herët si korrier droge në Midlands. Ai u dënua të enjten me mbi 4 vite burg nga Gjykata Mbretërore në Newcastle.

“Malo ka luajtur një rol themelor në grupin e krimit të organizuar dhe ishte përgjegjës për furnizimin me drogë në verilindje”, tha inspektori i policisë, Paul Waugh, i cili udhëhoqi hetimet.

“Pavarësisht se ai u largua nga vendi, ne vazhdimisht e kemi mbajtur nën vëzhgim dhe ai pagoi çmimin për përfshirjen e tij në trafik kur u kthye në vend”, shtoi.