Demaskoi regjimet komuniste në Europë, ndahet nga jeta gazetari i njohur

481
Sigal

David Binder, një korrespondent për “The New York Times” i cili ka mbuluar përcjelljen e informacionit për Luftën e Ftohtë në Evropë, shpërbërjen e bllokut sovjetik në Lindje dhe luftërat e tmerrshme civile në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, vdiq të dielën në shtëpinë e tij në Evanston në moshën 88 vjeçare.

David Binder, korrespodent i “Neë York Times” për Ballkanin, është ndarë nga jeta dy ditë më parë. Ai ishte nga të rrallët gazetarë që raportoi nga Shqipëria komuniste e izoluar. Gruaja e tij, Helga, tha se shkaku ishte sëmundja e veshkave.

Binder mbuloi ndërtimin e Murit të Berlinit në vitin 1961 dhe shkatërrimin e tij në vitin 1989 me qindra raportime nga ana e tij mbi tensionet Lindje dhe Perëndim nën regjimet komuniste në Gjermaninë Lindore, Poloni, Çekosllovaki, Hungari, Rumania, Bullgaria dhe Jugosllavia.

“Në fillim të viteve 1990, kur Gjermania u ribashkua dhe paqja u kthye në pjesën më të madhe të Evropës, Binder u kthye në Ballkan për të mbuluar luftërat që përfshinë ish Jugosllavinë në masakra, përdhunime masive dhe gjenocid, duke i vrarë 100,000 njerëz dhe duke i përzënë miliona nga shtëpitë e tyre.

Ai intervistoi viktimat civile, luftëtarët dhe udhëheqësit e tyre, përfshirë kriminelët serbë të akuzuar të luftës së Slobodan Millosheviç dhe gjeneralin Ratko Mlladiç”, shkruajnë mediat e huaja.

Ai ka raportuar shumë se 2,600 artikuj dhe komente në një karrierë 43 vjeçare me “The Times” me të cilat trajtonte kryesisht njohuri për diktatorët dhe politikat e tyre përfshirë edhe Enver Hoxhën, si dhe problematikat, vrasjet, urinë dhe varfërinë e disa vendeve nën pushtetin e regjimeve të tillë.