Sigal

Çdo 60 sekonda në botë dërgohen 29 milionë mesazhe në WhatsApp dhe 156 milionë e-mail; 243 mijë foto janë postuar në Facebook dhe 65 mijë fotografi në Instagram; 350 mijë “cicërima” janë publikuar në Twitter dhe 210 mijë “snapchat” janë ngarkuar në Snapchat.

Tw dhënat për përdorimin e ‘minutës dixhitale’ janë nga Centro Economia Digitale (Ced).

Çdo minutë bëhen 3.8 milionë kërkime në Google dhe 2 milion minuta thirrje Skype, krijohen 120 llogari të reja në LinkedIn, bëhen rreth 25 mijë postime në Tumblr dhe 18 mijë ndeshje mesazhe në aplikacionin e lidhjeve të dashurisë, Tinder.

Në frontin audiovizual, sipas raportit, çdo minutë në botë përdoruesit e Spotify dëgjojnë 1.5 milionë këngë dhe abonentët Netflix shikojnë 87 mijë orë filmime. Mbi 16 mijë video shikohen në Vimeo, ndërsa në platformën YouTube, në 60 sekonda, përdoruesit ngarkojnë 400 orë filmime.