Debati pro e kundër, Gjykata e Strasburgut dënon portalin online për komentet negative

555
A duhet të jenë kompanitë e portaleve online përgjegjëse për komentet e lexuesve?
Po nëse komentet e papranueshme apo negative fshihen apo censurohen, a përbën kjo një cënim të lirisë dhe të drejtës së shprehjes?
Ky është debati më i nxehtë në disa vende europiane, përfshirë edhe edhe vendin tonë, por që një rast konkret në Estoni ka përfuanduar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Bëhet fjalë për portalin Delfi, i cili kishte publikuar një artikull në lidhje me një kompani tragetesh, artikulll i cili ndër të tjera ishte komentuar edhe në mënyra fyese.
Pas kërkesës së avokatëve të pronarit të kësaj kompanie, Delfi 6 javë më vonë i fshiu komentet e postuara nga lexuesit e saj.
Por Gjykata Kombëtare e Estonisë e shpalli përgjegjëse kompaninë për mos monitotimin e komenteve fyese, vendim të cilin Delfi e ankimoi duke e çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
Me 15 vota pro dhe 2 kundër Gjykata Europiane të drejtave të njeriut vendosi se nuk ka pasur asnjë shkelje të artikullit numër 10, që është liria e fjalës në konventën e të drejtave të njeriut nga ana e gjykatës kombëtare estoneze.
Kjo ishte hera e parë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mblidhej për të ekzaminuar një çështje që kishte të bënte me përgjegjësinë e një kompanie në lidhje me komentet e përdoruesve të një portali online.
Gjykata e Strasburgut specifikoi se gjykata kombëtare e Estonisë në verdiktin e saj për ta shpallur përgjegjëse kompaninë Delfi As është plotësisht e justifikuar pasi reagimet e lexuesve pas një artikulli të postuar kanë qënë ekstreme dhe të patolerueshme. Delfi u dënua me një gjobë prej 320 euro, shifër e cila përballohet lehtësisht nga një prej portaleve më të mëdha në Estoni.
Sigal