DASH: Jemi të shqetësuar për dënimin me burgim të përjetshëm të gazetarëve Can Dundar dhe Erdem Gul

456
“Jemi të shqetësuar nga lajmi për kërkesën për dënimin me burgim të përjetshëm të gazetarëve Can Dundar dhe Erdem Gul, të gazetës së përditshme laike turke “Cumhuriyet”, në burg që nga 26 nëntori pasi botuan një hetim mbi kalimin e kamionëve me armë në Siri”, deklaroi sot zëdhënësi i Departmentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.
“E kemi thënë edhe në të kaluarën se akuzat penale shumë të rënda, arrestimet para gjykimit dhe tani kërkesa e prokurorisë për dënim me burgim të përjetshëm ngrenë shqetësime serioze mbi impenjimin e Turqisë ndaj parimeve fondamentale të lirisë së shprehjes, të demokracisë, të proceseve të rregullta gjyqësore dhe të pavarësisë së këtij sistemi”, theksoi Toner.
Gjatë vizitës së javës së kaluar në Stamboll, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, takoi privatisht familjen Dundar.
Prokuroria turke kërkoi dje burgim të përjetshëm ndaj dy gazetarëve të së përditshmes “Cumhuriyet”, një nga gazetat kryesore të opozitës së vendit, të akuzuar për përhapje në publik të një informacioni të konsideruar sekret shtetëror.
Can Dundar, kryeredaktor i “Cumhuriyet”-it dhe Erdem Gul, kreu i zyrës në Ankara, janë të arrestuar që prej 26 nëntorit për publikimin e një videoje të kamionëve që i përkisnin shërbimeve sekrete turke (MIT) dhe transportonin armë të destinuara për rebelët islamikë sirianë
Sigal