Danimarka voton sot për hipotekimin e pasurive të emigrantëve për të paguar qëndrimin

516
Parlamenti danez pritet të votojë sot një propozim kontradiktor që konsiston në hipotekimin e pasurisë së emigranteve për të paguar qëndrimin e tyre ne vend.
Propozimi është kritikuar brenda dhe jashtë vendit që prej momentit kur u publikua në fillim të këtij muaji.
Autoritetet daneze këmbëngulin se kjo politikë i radhit emigrantët në një linjë me danezët e papunë, të cilët duhet të shesin asetet e tyre me qëllim marrjen e përfitimeve. Me një mbështettje të gjerë ndërpartiake, projektligji duket se do të votohet sot.
Qeveria gjithashtu do të votojë një tjetër ligj të diskutueshëm: vonimin ose shtyrjen në kohë të procedurave të bashkimit familjar, me qëllim dekurajimin e klandestineve për të emigruar drejt Danimarkës.
Danimarka pritet të marrë rreth 20,000 azilkërkues gjatë këtij viti, krahasuar me 15.000 të strehuar në 2015.
Autoritetet vendase kembëngulin se ligjet e reja janë të nevojshme për të frenuar rrjedhën e refugjatëve, pavarësisht se jo vetëm Danimarka por dhe Suedia së fundmi kanë rivendosur kontrollet kufitare.
Sigal