Daçiç: S’ka bisedime për njohje të Kosovës, nuk lejojmë të jetë pjesë e OKB

566
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nuk bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta lejojë atë të marrë një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Daçiç duke folur për TV ‘Pink’ ka thënë se gjithmonë ka punuar për Kosovën qw të gjendet një kompromis që do të eliminonte shkaqet e konfliktit mes dy palëve.
“S’jemi të interesuar të intensifikojmë problemin në këtë situatë, por të qëndrojmë të qetë dhe të implementojmë marrëveshjen e Brukselit”, pohoi Daçiç, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohet nëse e do Serbinë si partner ose jo.
Sigal