Daçiç: Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

448
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Duke reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby, se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Daçiç ka thënë se Serbia dhe SHBA-ja kanë pikëpamje të ndryshme mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Sakaq, Daçiç ka thënë se edhe Bashkimi Evropian ka qëndrime të ndryshme, pasi pesë shtete anëtare të këtij blloku nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Serbia nuk do të ndryshojë politikën e saj parimore, më përkushtim të plotë ndaj dialogut si mënyrë e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka thënë Daçiç, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Ambasadori Kirby ka thënë se SHBA nuk kërkon që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, por vetëm normalizim të marrëdhënieve me të.
Sigal