Daçiç: Nuk kemi vendosur nëse Rama do të shkojë në Preshevë

460
Sigal

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, tha se programi i vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Serbi më 10 nëntor është në përgatitje dhe se ende nuk është e sigurt se çfarë do të përfshijë.
 
“Pyetja nuk është nëse kryeministri shqiptar duhet të shkojë në Preshevë apo jo, por mesazhet që do t’i përcjell ai”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
 
Në një intervistë për televizionin shtetëror Serb Daçiç nuk dha detaje mbi vizitën e kryeministrit shqiptar, por siguroi se ai do të mirëpritet në Serbi në 10 nëntor. Ministri i Jashtëm i Serbisë konfirmoi se se një nga propozimet e palës shqiptare është vizita në Preshevë.
 
Së bashku me Ramën pritet të udhëtojnë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Ekonomisë, të cilët kanë qenë në Beograd disa ditë më parë.