Covid-19/ Shkon në 2.576 numri i të infektuarve në Greqi

290
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar pozitive me koronavirus 10 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 2.576. Ndërkohë numri i viktimave në vend ka shkuar në 139.

Ditën e djeshme kryeministri grek, Mitsotakis lajmëroi rihapjen e vendit më 4 maj dhe gjithashtu dha një mesazh popullit grek ku tha se Greqia ishte shembull për gjithë botën për disiplinën e treguar nga qytetarët.