Covid-19/ Britania bën një hap gjigand

628
Sigal

Mbretëria e Bashkuar do të nisë brenda pak ditëve, të realizojë testimet në masë, nëpërmjet kiteve që do t’u dërgohen qytetarëve me postë në shtëpi. Testi kryhet nga vetë qytetarët dhe rezultati del për 15 minuta. Testi i anti-trupave, do t’ju tregojë qytetarëve nëse ata e kanë patur koronavirusin Covid-19, jo nëse e kanë për momentin.

Kjo do të bëjë të mundur, që personat që e kanë patur koronavirusin dhe nuk e kanë ditur, duke qenë se 90% e personave e kalojnë virusin me simptoma të lehta, të vijojnë jetën normalisht.

Drejtori i Shëndetit Publik në Angli, tha se këto kite, do të jenë së shpejti në duart e qytetarëve.

Testet do të shiten në dyqane farmaceutike ose do të dërgohen me postë nëpërmjet Amazon.

Matt Hancock, sekretari i Shëndetit, tha se qeveria ka blerë miliona teste dhe se ka porositur miliona të tjera.