Corriere: Delegacioni shqiptar iku në kazino. Kodheli: Padi medias

451
Sigal

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin, homologu i tij Petro Poroshenko si dhe liderët e BE po diskutonin mbi krizën në Ukrainë dhe atë të furnizimit me gaz, në kuadër të samitit euro-aziatik që u zhvillua në Milano, delegacioni shqiptar është larguar për në Liguria.
 
“Corriere della Sera” në një shkrim për këtë samit, në fund thekson se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”.  
corriere
Delegacioni shqiptar përfaqësohej nga Ministria e Mbrojtjes por pa ministren Mimi Kodheli dhe ndodheshin aty sëbashku me delegacione të tjera të huaja.

Sakaq, vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ka mohuar në mënyrë kategorike që në këtë samit të ketë pasur përfaqësues shqiptar krah delegacioneve të huaja. Ajo paralajmëroi se zyra e institucionit që ajo drejton po pregatit padinë për lajmin e publikuar në median italiane.

“Zyra ime ka ngritur padinë për lajmin e Corrie della Sera, nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar në atë samit. Zyra e Ministrisë së Mbrojtjes po bën gati padinë për gazetën italiane”, tha ministrja Kodheli në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste. 


Ndërkohë zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se nuk kanë pasur ftesa për këtë samit dhe se delegacioni shqiptar nuk ka marrë pjesë në këto punime. 
 
Në samitin euro-aziatik që u zhvillua në Milano morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendeve të Bashkimit Europian dhe ishte i pari që prej 5 shtatorit ku palët ulën armët dhe vendosën armëpushimin në Minsk të Bjellorusisë.

Samiti euro-aziatik, ASEM megjithëse u organizua me ndërmjetësimin e Francës dhe Gjermanisë nuk shërbeu për “shkrirjen e akullit” mes Putin dhe kancelares Merkel, megjithëse presidenti rus në përfundim vlerësoi se takimet ishin të dobishme.
 

samiti 2
– See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/samiti-euro-aziatik-media-italiane–delegacioni-shqiptar-iku-n–kazino-246991.html#sthash.tZ9cyklT.dpuf