CNN, Zyrtare: Rusia ndërmerr sulmin e parë ajror në Siri

444
Rusia ndërmerr sulmin e parë ajror në Siri, kundër IS pranë qytetit Homs, bën të ditur një zyrtar amerikanë për CNN.
Rusët mësohet se i kanë thënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mos dërgojnë avionë luftarakë në Siri, ndërsa nuk dha informacion konkret gjeografik se ku kishin planifikuar sulmin. Një zyrtar i lartë tha se se misionet amerikane po vazhdojnë normalisht
Parlamenti rus voton pro ndërhyrjeve ushtarake në Siri
Parlamenti rus ka votuar pro ndërhyrjeve ushtarake në Siri, ndërkohë që po përgatitet një sulm ajror mbi militantët.
Sipas zyrtarit të Kremlinit, Sergei Ivanov, miratimi erdhi pas një kërkese për ndihmë të bërë nga ushtria siriane.
Megjithatë, ai mohoi mundësinë e angazhit të trupave të terrenit, duke thënë se forcat e armatosura do të godasin vetëm nëpërmjet ajrit.
Një aleancë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka më shumë se një vit që po kryen operacione ushtarake në Irak dhe në Siri.
Sigal