CNN: E ardhmja jo e lehtë për liderët e Europës

498
Sigal

“Liderët e Europës duhet të përgatiten për një të ardhme jo
të lehtë”, thotë një analizë e CNN, ku gjigandi mediatik shpjegon se Europa
ende nuk ka një bilanc të asaj që po i ndodh klasës së vet politike.




Kontinenti i vjetër përjetoi një fundjavë plot me
emocione të forta,  njëherë me referendumin në Itali dhe me pas me votimet
në Austri. Dorëheqja e kryeministrit italian, Matteo Renzi në orët e para të së
hënës tregoi një shenjë pasigurie për Italinë, ku njerëzit i dhanë një “jo” të
fuqishme ndryshimeve kushtetuese.




Kjo në vetvete tregoi haptazi një shenjë revolte
ndaj elitës politike që ka zënë rrënjë, e ku sipas votuesve italianë ndryshimet
që Renzi kërkonte nuk do të bënin asgjë tjetër veçse do të forconin pozitën e
tij.




Por jo shumë larg Italisë, në Austri fitorja e
ish-pjesëtarit të Partisë së Gjelbër, Alexander Van der Bellen ndaj
kundërshtarit të ekstremit të djathtë, Norbert Hofer, është pritur me një
ndjenjë çlirimi.




Në një Europë që po ndihet ndjeshëm infektimi nga
populizmi, pyetja që ngrihet është se, çfarë instikti  do të ndjekin
votuesit gjermanë dhe ata francezë kur t’u vijë radha për të zgjedhur? Po
ashtu, një tjetër dilemë është se: a e pret Italinë pas referendumit një rrugë
e ngjashme si Brexit në Angli?




Sipas analistëve, skenari po i afrohet të
ashtuquajturit Itexit.  Fituesit më të mëdhenj pas rrëzimit të Mateo
Renzit janë lëvizja politike e ish-komedianit Beppe Grillo, e cila në thelb ka
ndiejna anti-Europiane.




Në këtë situatë, mesazhi për Brukselin është i
qartë; në qoftë se ata arritën të rrezojnë kaq fuqishëm Renzin, atëherë edhe
mund ta largojnë po aq lehtë Italinë nga blloku tashmë 27 kombësh.