Cipras apel Syrizas: Mbështesni masat, ose do thërras zgjedhje të parakohshme

480
Kryeministri grek, Alexis Cipras, sfidoi rebelët ekstremistë të së majtës në partinë e tij “Syriza” gjatë së enjtes, duke u thënë se nëse kundërshtojnë negociatat e reja të ndihmës së shpëtimit do të thërrasë zgjedhje të parakohshme në vend. Synimi i tij është sigurisht të mbrojë kontrollin ndaj rebelëve të partisë në pushtet. Gjatë një takimi të komitetit qendror 200-anëtarësh të Syrizas, Cipras doli në mbrojtje të vendimit të tij për të pranuar kushtet e ashpra të ndihmës, si marrëveshja më e mirë e mundshme që ndonjëri mund të siguronte për Greqinë.
Greqia rrezikoi falimentin dhe daljen nga Eurozona pak ditë më parë, kur arriti pas më shumë se 11 orësh diskutime një marrëveshje me huadhënësit gjatë këtij muaji, por që i kushtoi Ciprasit mbështetjen në radhët e deputetëve të dalë nga partia e tij, të cilët e akuzojnë se tradhëtoi rrënjët e partisë së tij, apo ato kundër masave shtrënguese, premtim me të cilin edhe erdhën në pushtet në janar të këtij viti.
Në një fjalim sfidues, kryeministri tha se preferonte që Syriza të mbante një Kongres të jashtëzakonshëm në shtator, për të diskutuar mbi strategjinë e partisë. Nëse anëtarët e saj do të duan të sfidojnë kursin e ndjekur prej Ciprasit, atëherë komiteti qendror do të duhet të mbajë zgjedhjet partiake brenda 3 ditësh. Kriza përçarëse brenda Syrizas është sfida më serioze politike ndaj kryeministrit Cipras, i cili ndryshe gëzon dominim të pakrahasueshëm të politikës greke dhe vijon të mbetet tepër popullor, pavarësisht kthesës së tij të prapritur duke pranuar kushtet e shpëtimit nga huadhënësit.
Sigal