Çekia hedh poshtë akuzat e Rusisë mbi origjinën e agjentit nervor

436
Ministri i Jashtëm çek Martin Strionicky ka hedhur poshtë sot akuzat e Moskës se agjenti nervor, që është përdorur kundër ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani, ka ardhur nga Republika Çeke.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i ka thënë sot televizionit Rossiya 24 se ka shumë gjasa që burimi i agjentit nervor, i tipit Noviçok, të jetë në Britani, Republikën Çeke, Sllovaki, Suedi ose Shtetet e Bashkuara, transmeton agjencia Reuters.
Rusia ka dëbuar 23 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj masave të ndërmarra nga Londra, e cila e akuzon Kremlinin se qëndron prapa sulmit me agjent nervor.
“Ne hedhim poshtë këto pretendime mbi origjinin e agjentit nervor, prentendime këto që nuk qëndrojnë”, ka shkruar ministri Stropnicky në Twitter.
“Kjo është formë standarde e manipulimit të informacionit, përmes mesazheve shumë spekulative të cilat po prezantohen dhe nuk mund të provohen nësa janë të sakta”, ka shkruar tutje ai.
Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes së Çekisë, Karla Slechtova, në një postim në Twitter ka thënë se është “absurde” të mendohet se agjenti nervor, që është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus, të ketë origjinë në Republikën Çeke.
Sigal