Çantën me 1.2 milionë euro! Këngëtari grek fut makinën në Gjykatë dhe bërtet: Kam dhe eksplozivë…

162
Sigal

Policia greke ka arrestuar 33-vjeçarin Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar, tekst shkrues dhe ish-pjesëtar i reality-show në Greek Idol në vitin 2010.

Ai futi makinën në parkingun e Gjykatës së Apelit dhe e kishte të mbushur plot me 1 milionë e 200 mijë euro ndërsa 300 mijë euro të tjera iu gjetën në shtëpinë e tij.

Por, më 13 gusht kur ndërmori hapin Gorgolitsa ishte duke bërtitur se kishte në posedim eksploziv dhe drogë.

33-vjeçari ishte kthyer në sensacion së fundmi në rrjet pasi në llogarinë e tij në TikTok postonte periodikisht pjesë nga repertori i tij dhe ishte shumë i ndjekur nga të rinjtë.

E rëndësishme për policinë është origjina e parave, pasi “thesari” që mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli, zbulon se 33-vjeçari mund të ketë qenë anëtar i një rrjeti droge që tregtonte kokainë, kanabis dhe pilula halucinogjene në baret e e Athinës dhe Mykonos.