Cameron fiton bindshëm zgjedhjet në Britani, laburistët humbje tragjike

440
Partia Konservatore e qendrës së djathtë në Britani ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare të së enjtes, duke mundësuar që Kryeministri David Cameron të formojë qeverinë e re, pa pasur nevojë për koalicion si në mandatin e kaluar.
Nga rezultat e deri tanishme konservatorët në Parlament kanë fituar 329 vende, laburistët 235, Partia Nacionaliste Skoceze 56 vende, ndërsa liberal-demokratët 12 vende.
Rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve parashikohet të dalë të premten pasdite. Laburistët e opozitës përjetuan një humbje tragjike në këto zgjedhje duke u fshirë nga harta politike e Skocisë. Nacionalistët skocezë tashmë nuk do të kenë mundësinë të jenë përcaktuesit për formën e qeverisë së ardhshme.
Duket se laburistët, udhëheqësi i të cilëve Ed Miliband pritet të japë dorëheqjen, janë gjendur mes dy nacionalizmave, atij skocez dhe atij anglez, ku votuesit në Angli u kanë hequr mundësinë skocezëve të vendosin për formën e qeverisë së ardhshme në ishull.
Britania sot e tutje i rikthehet politikës së vjetër jashtë koalicioneve, si gjatë mandatit të fundit kur u qeveris me koalicion për herë të parë që nga viti 1910. Ky rezultat rrit pozitën e kryeministrin Cameron për negociata me Bashkimin Europian, ndërsa hap një dritare për referendumin për të ardhmen e Britanisë në BE.
Sigal