Bush dhe Blair firmosën për nisjen e luftës në Irak 1 vit para pushtimit

481
Një memorandum nga Shtëpia e Bardhë ka zbuluar për herë të parë detaje e “marrëveshjes së përgjakshme” të falsifikuar nga Tony Blair dhe George Bush për luftën në Irak.
Zbulimi tregon se Blair kishte dhënjë një premtim të pakualifikuar për të nënshkruar për konfliktin një vit përpara se pushtimi të fillonte.
Kjo bie në kundërshtim me pretendimet e Kryeministrit anglez në atë kohë se ai po kërkonte një zgjidhje diplomatike të krizës.
Ai u thoshte votuesve: “Ne nuk po propozojmë veprime ushtarake”, në kontrast të drejtpërdrejtë me ato që tani janë zbuluar në email-et sekrete.
Memorandumi, nga Sekretari i Shtetit Colin Powell tek Presidenti George Bush, u shkrua më 28 mars, 2002, një javë përpara samitit të famshëm të Bushit me Blair në fermën e tij në Crawford të Teksasit.
Në email, Powell i thotë Bush-it se “Blair do të jetë me ne përsa i përket aksionit ushtarak”. Poëell i siguron Presidentit: “Mbretëria e Bashkuar do të ndjekë shembullin tonë”.
Zbulimi, sigurisht që do të çojë në thirrje për rishikimin e hetimit të luftës në Irak.
Një memorandum i dytë tregon se si Bushi përdorte spiunë në Partinë e Punës për ta ndihmuar atë që të manipulonte opinionin publik britanik në favor të luftës
Dokumentet e publikuara në Daily Mail, janë pjesë e një grumbulli email-esh sekrete të mbajtura në serverin privat të kandidates demokrate për Presidente, Hillary Clinton.
Ish-Sekretari David Davis tha: “Këto zbulime tregojnë në terma të qarta atë që ne prej shumë kohësh kemi besuar. Tony Blair ka rënë dakord me politikat e jashtme amerikane pa marrë në konsideratë vendimet e Dhomës së Komunave apo të Kabinetit Britanik”.
Blair ishte i lumtur që mbështeti politikën e Bush-it për Irakun, dhe nënshkroi për ndihmën e tij pa pasur ndikimin më të vogël mbi të , dhe në këmbim të çfarë? Se George Bush pretendonte se Blair ishte një lojtar në skenën botërore që arrinte të ndikonte tek votuesit në Britaninë e Madhe, edhe pse vetë amerikanët nuk e besonin diçka të tillë”
Amerikanët kishin në plan ta bënin Blair, të dukej një partner i fuqishëm, për të forcuar pozitën e tij në Britaninë e Madhe.
Ish-kryeministri gjithmonë i ka mohuar pretendimet se ata të dy nënshkruan “marrëveshjen e përgjakshme” për nisjen e luftës, e cila filloi më 20 mars 2003, shkruan Daily Mail.
Sigal