Burgu i Koridhalosit, i dënuari shqiptar godet me thikë gardianin

465
Sigal

Një incident serioz ndodhi të hënën në mëngjes në burgun e Koridhalos. Sipas ANT1, një shqiptar i dënuar në këtë burg sulmoi gardianin dhe e goditi me një thikë artizanale.

Si rezultat i sulmit, oficeri u plagos dhe pati nevojë për tetë qepje.

Sipas burimeve të medias greke, shqiptari ishte nën efektin e drogës.

Në një deklaratë reagoi, Spiros Karakitsos, kryetar i Federatës së Zyrtarëve të Burgjeve, i cili tha se oficerët e burgjeve punonin në kushte të vështira, rrahjet, kërcënimet, dhunimet ishin shpeshtuar dhe Ministria e Drejtësië ishte përgjegjëse për rënien e sigurisë në këto institucione.