Britaniku Paul Webb dhe Silvana Camelio, fituesit e Maratonës së Akullit në Antarktidë

451
Britaniku Paul Webb dhe Silvana Camelio nga Kili fituan Maratonën e Akullit në Antarktidë. Mbi 50 garues dhe konkurrues nga 19 vende të ndryshme të botës u mbludhën në vendin me të ftohitn më ekstrem në botë, për eventin vjetor nën temperaturat nën zero. Me temperatura deri në -20 gradë celcius, vrapuesit u veshën me kostumet sipas kushteve të borës, akullit dhe erërave të forta. Veshjet janë karakteristike, ato përfshijnë kapuc, syze, shall dhe dorashka, pantallona të papërshkueshme nga uji dhe veshje me shtresa të ndryshme termale. “Moti nuk duket shumë i keq, shpresoj të qëndrojë i qetë si tani, epo nëse fillon të fryjë erë atëherë jam në telashe, ndoshta do më marrë era me vehte, kush e di” tha një garues, John Fang nga Tajvani, që ishte veshur si dragua.

Maratona, për plot 30 km, që fillimisht u shty me 24 orë për shkak të motit të keq, nisi me daljen e diellit në mëngjes herët pavarësisht kushteve të vështira të motit. Gara përfshin 2 xhiro rreth e përqark kampit të eksplorimit “Union Glacier”. Sigurisht që gjatë garës kishte disa ndalesa për rihidratim me pije të ngrohta, cokollata, ushqime të lehta si dhe disa stacione qëndrimi. Në garën për meshkujt, shkencëtari britanik Paul Webb u shkëput ndjeshëm nga ish ushtaraku britanik Luke Wigman duke fituar edhe garën për meshkujt, që për të zgjati 23 orë, 35 minuta e 25 sekonda.

“Sa mirë që mbaroi, është shumë ftohtë, akull por është e shkëlyqeshme. Cfarë gare, cfarë dite. E pabesueshme” tha 42 vjecari Webb pas fitores së tij. Ëigman, i cili ka humbur njërën këmbë gjatë shpërthimit të një bombe në Afganistan në vitin 2011, arriti të dalë i dyti. Ben Walmsley doli në vendin e tretë. Në garën e femrave, e para doli kiliania Silvana Camelio, e cila përshkroi rrugëtimin e vështirë prej 30 km për 4 orë e 40 minuta e 1 sekondë. Pas saj u renditën Nahila Hernandez nga Kuba me kohën 4 orë e 49 minuta e 31 sekonda dhe e treta vrapuesja nga Irlanda Eleanor Dorran.
Sigal