Britania jep fond 1.5 miliardë $, Cameron viziton refugjatët në Liban

479
Kryeministri britanik David Cameron sot në mëngjes ka vizituar palajmëruar kampin e refugjatëve sirianë në Liban. “The Guardian” shkruan se Cameron i ka bërë me dije refugjatëve sirianë se Britania ka vendosur ndihmën prej 1.5 miliardë dollarësh. 
“Shuma prej 1.5 miliardë dollarësh në ndihmë të refugjatëve sirianë është vendosur që prej vitit 2012, ndërsa ka ndikuar negativisht duke dekurajuar qindra mijra njerëz në përpjekje për të shkuar në Europë duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe jetën e tyre” – u shpreh Cameron.
Javën e kaluar qeveria britanike shpalosi planin e saj duke vendosur për të pranuar vetëm 4 mijë refugjatë. Nga kritikat e shumta të këtij plani qeveria e Cameron u detyrua të rishikojë planin dhe vendosi që në 5 vitet e ardhshme të pranojë jo më shumë se 20 mijë refugjatë sirianë.
Sipas raporteve të OKB-së që nga fillimi i konflikteve 5 vite më parë në Siri janë vrarë më shumë se 250 mijë persona.
Sigal