Britani/ 6 gjërat që shqiptarët duhet të bëjnë pas lirimit nga burgu

449
Shqiptarët e dënuar në Britani të Madhe për vepra të ndryshme kriminale, kryesisht trafik droge, edhe pas shlyrjes së dënimit kanë ende llogari të hapura me NCA-n, Agjencinë Kombëtare të Krimit.
Kjo agjenci ka publikuar një raport ku thotë së ka një numër të konsiderueshëm prej 300 personash nën monitorim mes tyre edhe 6 shqiptarë, paçka se ata e kanë përfunduar dënimin.
Sipas NCA, ajo që njihet si “Ancillary Orders “ shërben si një formë parandalimi për këtë persona të përfshirë në krime serioze. Shtetasve shqiptarë të liruar nga burgu në këtë listë u është ndaluar të kenë 1-jo më shumë se një numër telefoni, 2-minimizim të përdorimit të kompjuterit, 3-kufizim në shumat e parave që mbajnë me vete, 4-dorëzim të pasaportës, 5-mospasje të llogarive bankare, 6-të deklarojnë në mënyrë të rregullt informacion për financat e tyre.
Shqiptarët pjesë e kësaj liste janë: Manush Aliaj i dënuar për trafik droge të klasit A; Medi Krasniqi i dënuar për falsifikim; Tefik Hoda dënuar për trafik droge të klasit A; Naim Vani i dënuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim; Shpëtim Vani i dënuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat britanike, 528 është numri të burgosurve shqiptarë në burgjet britanike duke u renditur si grupi i 5-të më i madh i të huajve në shtetin ishullor.
Sigal