Sigal

PSG fitoi 1-0 ndaj Nantes duke vijuar ecurinë pozitive në kampionat dhe duke u shpallur kampion dimri me 13 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Në këtë ndeshje luajti titullar përgjatë gjithë ndeshjes ylli brazilian Thiago Silva që iu gëzua fitores, por kur shkoi në shtëpi pa që gjërat e tij me vlerë ishin zhdukur. Shtëpia e tij në Paris ishte thyer nga hajdutët, të cilët i kanë marrë të gjitha sendet me vlerë, që sipas policisë llogaritet të shkojnë deri në 600 mijë euro.

Më herët viktimë e hajdutëve ra Maxim Choupo-Moting, edhe shtëpia e tij në Paris u boshatis nga hajdutët. Ndërsa në dhjetor të vitit 2017 viktimë ra Unai Emery, asokohe trajneri i PSG.