
Joao Texeira da Faria, shëruesi brazilian i njohur si Joan de Deus, është dorëzuar në polici dhe është arrestuar nga autoritetet.
Ai akuzohet për abuzimet seksuale që ka bërë prej vitesh me dhjetëra nga ‘besimtarët’ e tij.
Sipas informacioneve të shpërndara në mediat lokale, Joao de Deus i ka kërkuar policisë të vinte pranë vendit ku prej vitesh kishte qendrën e tij të ‘kurimeve shpirtërore’.
Autoritetet braziliane e konsideronin gurunë të arratisur, pasi të shtunën pas një urdhri të lëshuar nga prokuroria federale u përpoqën ta arrestonin, pas akuzave të rreth 300 femrave për përdhunime gjatë trajtimeve të tyre shëruese.
Sipas asaj që raporton e përditshmja Folha de Sao Paola, Joao de Deus erdhi në vendin e caktuar ku e priste policia me një makinë të një prej avokatëve të tij, që kishte negociuar për dorëzimin e tij.