Bosnjë, kapet një grup trafikantësh drejt Gjermanisë

525
Policia boshnjake arrestoi sot pesë trafikantë të armatosur, të dyshuar se i përkisnin një grupi që është angazhuar në kontrabandën e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt Gjermanisë, theksoi prokuroria.
“Të dyshuarit janë akuzuar për krijimin e një grupi të organizuar që ka trafikuar gjatë vitit 2015 një sasi të madhe armësh, kryesisht pistoleta, municione dhe ekipe ushtarake me destinacion Gjermaninë”, sipas një komunikate.
Një sasi e madhe armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake, destinuar për kontrabandë në Bosnje, por gjithashtu me destinacion Serbinë dhe Gjermaninë, u sekuestrua, shtoi i njëjti burim pa dhënë shumë detaje.
Pas konflikteve të viteve 1990 që shpërthyen në Jugosllavi, Ballkani u konsiderua si një qendër e trafikut të armëve drejt Evropës perëndimore.
Sigal