Bombardimet ruse, 120.000 persona janë larguar nga Siria

421
Nga fillimi i Tetorit sipas të dhënave të OKB-së mbi 120.000 sirianë kanë lëshuar qytetet ku kryesisht ka bombarduar Rusia, Aleppon, Hama dhe Idlibin. Vetëm brenda një jave në Turqi kanë shkuar 50.000 refugjatë duke alarmuar situatën për Bashkimin Evropian. Me fillimin e bombardimeve ajrore ruse, regjimi i Bashar al Assadit përpiqet të ripushtojë tokat e sunduara nga rebelët që kryesisht kontrollojnë perëndimin e vendit. Më së shumti është prekur qyteti historik Aleppo. Kjo ka shtyrë shumë sirianë të kërkojnë strehim në vendet e perëndimit.
Sigal