Boeing: Problemi me 737 është tek krahët

453
Sigal

Boeing ka njoftuar që disa avionë 737, përfshirë 737 Max, të bllokuar pas dy aksidenteve në Indonezi dhe Etiopi, mund të kenë pjesë difektoze në krahët e tyre.

Shoqëria ka njoftuar kompanitë që operojnë me 737 të inspektojnë (përfshirë kontrollin aerodinamik).

Në modelet Max dhe Ng (që përfshijnë 737-600, -700, -800 dhe -900), disa nga këto pjesë mund të zëvendësohen, sepse rrezikojnë të prishen ose të shkatërrohen, edhe pa shkaktuar rënien e avionit.

Edhe Federal Aviation Administration ka nxjerrë një direktivë që i kërkon kompanive të kontrollojnë dhe ndoshta të zëvendësojnë pjesët e krahëve brenda 10 ditësh.

Boeing e ka zbuluar këtë problem të premten, në një takim me furnizuesit e këtyre komponentëve.

Disa punonjës kanë vërejtur se disa pjesë nuk janë trajtuar si duhet, duke shtuar se këtu është fjala edhe për një çështje sigurie.