Blindohet Brukseli, autoritetet: Kërcënime serioze nga terroristët

431
Belgjika ka rritur në nivelin maksimal alarmin për terrorizmin në Bruksel. Në një komunikatë të shpërndarë nga Qendra Kombëtare e Krizave Belge theksohet për një kërcënim të rëndë dhe eminent, gjë që kërkon masa specifike të sigurisë dhe rekomandime të detajuara për popullatën.
“Në kuadër të konstatimit të situatës Qendra Kombëtare e Krizave ka rritur alarmin e terrorizmit në nivelin 4, që nënkupton një kërcënim shumë të rëndë për rajonin e Brukselit”, -theksohet në komunikatën e lëshuar nga ministria belge e Brendshme.
Në kuadër të masave parandaluese autoritet belge kanë mbyllur dhe metronë e Brukselit.
Ndërkohë edhe në Itali alarmi është i lartë rreth rrezikut për sulme terroriste.
Madje Ambasada Amerikane për të dytën herë i ka bërë një mesazh shtetasve të saj që të evitojnë vendet e riskut dhe ambientet publike të mbipopulluara.
Pas sulmeve të Parisit shërbimet inteligjente kanë dhënë informacione se Roma dhe Milano mund të jenë objektiva të sulmeve terroriste të ISIS.
Sigal