“Bleu” senatorin për të rrëzuar Prodin, dënohet me 3 vjet burg Berluskoni

533
Gjykata e Napolit ka dënuar me 3 vjet burg dhe ndalim të mbajtjes së një posti publik për të paktën 5 vjet, ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni me akuzën e korrupsionit.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006, ku Berluskoni në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e majtë të Prodit bleu duke i dhënë një ryshfet prej 3 mln eurosh, senatorin Sergio De Gregorio, në atë kohë anëtar i komisionit anti-korrupsion i partisë Italia e Vlerave, që të kalonte tek partia e liderit të së djathtës, Populli i Lirisë, dhe për rrjedhojë të minonte pushtetin e qeverisë Prodi.
Sigal