Bisedimeve të paqes në Gjenevë do t’i bashkohet dhe opozita siriane

503
Grupi kryesor i opozitës në Siri është shprehur se do t’i bashkohet bisedimeve për paqe në Gjenevë. Opozita siriane kishte deklaruar më herët se do t’i bëhet pjesë e bisedimeve vetëm nëse forcat qeveritare të Sirisë do t’i japin fund sulmeve ajrore dhe bllokadave. I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura, është takuar tashmë me delegacionin e qeverisë siriane në Gjenevë, ndërkohë që pritet opozita siriane për nisjen e bisedimeve.
Mbi 250 mijë persona kanë humbur jetën dhe mbi 11 milionë të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre, për shkak të luftës civile në Siri, e cila është një ndër nxitëset kryesore të krizës së emigrantëve në Evropë.
Ndërkohë, edhe këtë të shtunë 10 azilkërkues, mes tyre edhe fëmijë janë mbytur në Detin Egje, teksa përpiqeshin të kalonin nga Turqia për në ishullin grek Lesbos.
Sigal