Bisedimet e anëtarësimit midis Serbisë dhe BE-së do të nisin sot

546
Bisedimet e anëtarësimit midis Beogradit dhe Bashkimit Evropian do të nisin sot me hapjen e shumëpritur të dy kapitujve kryesorë të negociimit, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Në vitin 2013, Prishtina dhe Beogradi nënshkruan nën drejtimin e BE-së një marrëveshje normalizimi pas shkëputjes së Kosovës në vitin 2008, që i mundësoi Serbisë marrjen e statusit së vendit kandidat për hyrjen në Bashkimin Evropian në janar të vitit 2014.

Në muajin gusht, një marrëveshje plotësuese për rregullimin e disa çështjeve që mbeteshin ende pezull, përfshirë çështjen e energjisë, telekomunikacionit dhe krijimin e një asociacioni të komunave serbe në Kosovë, u përfundua nën kujdestarinë e BE-së. Kjo marrëveshje i hapi rrugën nisjes së kapitujve të negociatave nr. 32, mbi kontrollin financiar dhe nr. 35 mbi thellimin e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike serbo-kosovare, gjatë një konference ndërqeveritare që pritet të nisë sot pasdite në Bruksel.
Sigal