Bin Laden mund të kapej i gjallë, truri i operacionit shpjegon vrasjen e kryeterroristit

489
Osama Bin Laden absolutisht mund të ishte kapur i gjallë. Deklarata vjen nga Admiral William McRaven, truri i operacionit që mundësoi eliminimin e ish-liderit të Al-Kaedas.
Në një intervistë për BBC, komandanti i forcave speciale të ushtrisë amerikane shpjegon misionin e kryer në Abotabad, Pakistan.
“Mendoj se shumë nga njerëzit besonin se ai ishte një mision ‘vetëm vrasje’, por në fakt nuk ishte kështu”, tha McRaven.
Ushtaraku amerikan sqaroi se udhëzimet ishin të qarta, nëse nuk kishte asnjë rrezik, Bin Laden duhet të kapej i gjallë. Gjithsesi ai u shpreh se forcat speciale bën veprimin e duhur, pasi ai vendim duhet të merrej në të qindtën e sekondit.
“Operacioni shkoi pak a shumë siç e kishim parashikuar, por me një përjashtim, siç e dini humbëm një nga helikopterët, por ne kishim një plan B, C madje edhe një plan D. Misioni shkoi mirë sepse e kapëm objektivin”, tha komandanti amerikan.
Osama Bin Laden u vra më 2 maj 2011 në strofullën e tij në Abotabad. Për eliminimin e tij u deshën 10 vite dhe u shpenzuan miliona dollarë.
Sigal