Biletat e “Rio 2016” në treg të zi, arrestohet anëtar i CIO-s, Hickey

457
Arrestohet në Brazil anëtari i komitetit olimpik kombëtar të Irlandës dhe njëkohëst anëtar i Cio-s, Patrik Hickey. 71-vjecari u ndalua pasi dyshohet se ka shitur në mënyrë ilegale biletat të Rio 2016. Hetimet që nisën që më datë 5 gusht kur forcat e rendit arrestuan një tjetër irlandez, Kevin Mallon, i specializuar në organizimin e eventeve sportive. Mallonit iu sekustruan 800 bileta VIP, që do të rishiteshin me vlerë të shumëfishuar që arrinin deri 6000 paund secila. Hetuesit brazilianë pas hetimeve të mëtejshme zbuluan se biletat ia siguronte Hickey, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Irlandez.
71-vjecari edhe pese tentoi t’u fshihej agjentëve nuk i shpëtoi arrestimit. Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, për shkak të shokut psikologjik dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore Hickey u dërgua në spital për të marrë mjekimin e duhur. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se është gati të nisë hetimet, por nuk pranon hetues të pavaruar, duke këmbëngulur se nuk sheh asnjë sjellje jokorrekte nga anëtarët e tij.
Sigal