Bilanci i tërmetit në ishullin grek Samos, tetë të plagosur dhe dëme te ndërtesat e vjetra

270
Sigal

Mediat greke kanë bërë një bilanc të dëmeve në ishullin Samosit, i cili ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7 Rihter.

Tetë të plagosur kanë mbetur nga tërmeti, të gjithë jashtë rrezikut për jetën, por katër prej tyre po trajtohen në spital.

Po ashtu raportohet për dëme vetëm tek ndërtesat e vjetra të ishullit. Pritet që në Turqi dëmet të jenë më të mëdha, për shkak të shembjes së disa ndërtesave shumëkatëshe dhe pallateve.