Bie në grackë qendra e masazhit / I ofruan agjentit policor shërbime seksuale

313
Sigal

Sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit, në lokalin “R…. Massage”, shtetasit me iniciale F.B. dhe A.G., rekrutonin, organizonin, mbanin dhe kontrollonin vajza me qëllim detyrimin në prostitucion.


Lexo edhe :

Rivendosja e madhe dhe formimi i njeriut të ri / Çfarë do të ndodhë me botën kur bllokimet të përfundojnë?


Gjykata ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve, për shkak se gjatë zbatimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, rreth orës 21.55 minuta, agjenti i stimuluar me urdhëresë të Gjykatës, shkoi në qendrën e masazhit, ku fillimisht në recepsion pagoi shumën prej 30 euro për masazh dhe më pas punonjësja, pas masazhit në dhomë, i ofroi agjentit policor edhe shërbim seksual në këmbin të të hollave, të cilat ky i fundit i pagoi në atë moment dhe më pas ndërhyri policia duke kapur në flagrancë vajzën. Ndërkohë, gjykata në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve u ka shqiptuar dënim me gjobë prej 1.000 euro, të cilën shumë të akuzuarit janë të obliguar që ta paguajnë me një afat të caktuar prej 15 ditësh.

Gjithashtu, krahas dënimit kryesor, të akuzuarve Gjykata i’u ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë:

Konfiskimin e tri monedhave letre 50 euro (3×50=150), pesë monedha letra 10 euro (5×10=50), tri monedha letre 5 euro (3×5=15) dhe dy telefona.

Sipas njoftimit të gjykatës thuhet se: “Të gjitha sendet e konfiskuara si mjete sende me të cilat është kryer vepra penale. Të akuzuarit janë obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 50 euro dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.

Rivendosja e madhe dhe formimi i njeriut të ri / Çfarë do të ndodhë me botën kur bllokimet të përfundojnë?